FIDANISHTJA

Muzika epike zë vend në “Flakën e Janarit”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një nga aktivitetet përcjellëse të manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit 2017”, që sivjet solli risi, ka qenë edhe aktiviteti me muzikë epike, që ka pasur edhe karakter shkencor, debatues e muzikor, ngase përveç se u kënduan këngë epike dhe u vallëzua, pati edhe prezantime të punimeve shkencore, por edhe debat rreth këngëve e melodive.

Rreze Kryeziu, muzikologe, në një kumtesë të sajën, ka folur për këngët dhe vallet epike dhe historinë e tyre. Me theks të veçantë ajo është ndalur tek eposi i kreshnikëve, sikurse që foli edhe për karakteristikat e përgjithshme të folklorit, që paraqet identitet kombëtar. Ajo tha se shumica e këngëve epike janë anonime, kurse instrumentet që më së shumti përdoren janë çiftelitë, sharkitë, fyejt, defet, tupanët, xurlat, lahutat e instrumente të tjera, kurse ajo nuk la pa e përmendur edhe rolin e gruas në këngët epike.

Kushtrim Jakupi, muzikolog, ka folur për veçoritë e këngëve kreshnike, që sipas tij janë këngë njëzëshe, me apo pa melodi të shoqëruar me instrumente. Sipas tij, këngët epike shqiptare kanë veçori unike e vlera universale, kanë shtrirje modale melodike dhe se me këto këngë janë marrë shumë studiues dhe është ndriçuar shumëçka. Jakupi ka folur edhe për veçoritë dhe vlerat e këtyre këngëve.

Koreografi Dilaver Kryeziu, është ndalur te vallet e Karadakut dhe përmendi disa nga to si: “Vallen e Deli Agushit”, “Vallen e Preshevës”, “Vallen e Gjilanit”, “Vallen e Topallit”, “Vallen e Fejzës”, “Vallen e Tokës” e valle të tjera, sikurse që nuk la pa i përmendur edhe valltarët e njohur gjilanas, që përfaqësuan Gjilanin e Kosovën kudo nëpër botë.

HW

Me radhë janë paraqitur rapsodët Xhemajl Berisha që ka kënduar këngën “Bylbyl”, Fehmi Leka – “Prej Prokuple deri në Nish”, Qazim Hajdari – “Në Mitrovicë na rrahu teli”, Selajdin Berisha dhe Halim Gërbovci – “Kënga e Muhaxhirëve”, pastaj Ramadan Agaj dhe Rexhep Abazi – melodi me kavall e me fyell, sikurse që u luajtën vallet e njohura nga Rajoni i Karadakut, të luajtura nga anëtarët e SHKA “Bajram Curri “ nga Shurdhani dhe të përcjella me xurle e tupanë.

“Flaka e Janarit” vazhdon me aktivitetet “Xixat e Flakës” të hënën, Orën e Madhe Letrare dhe Konkursin Letrar “Pena e Flakës”, për të kulmuar me “Fest Flaka”.

Bashkim Nexhipi, udhëheqës i Njësisë për Kulturë, Rini e Sport, ka thënë se qysh tashti duhet menduar për edicionin e ardhshëm të “Flakës…”, të cilën e ka pasuruar edhe ky zhanër i muzikës, kurse një kontribut të çmuar të këtij evenimenti e dhanë edhe Qendra për Trashëgimi Kulturore, Muzeu i Qytetit dhe Bekim Ismajli, e meritat më të mëdha shkojnë për kryetarin e komunës, Lutfi Haziri, i cili i ka përkrahur këto aktivitete./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.