United Hospital

“Muzën e Agimit” e fitoi poeti Xhevat Latifi

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”, që po mbahet në Zhegër të Gjilanit, sot, ditën e dytë, ka vazhduar me aktivitete të tjera, me ç`rast është mbajtur edhe Ora e madhe letrare, ku janë prezantuar dhjetëra krijues

Çmimin letrar “Muza e Agimit” e fitoi kësaj here poeti Xhevat Latifi. Juria në përbërje: Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha e Sabit Rrustemi, këtë çmim ia dha Latifit për poezinë “Është natë, Agim Ramadani”.

Ora letrare “Muza a Agimit” nisi me vargjet e Agim Ramadanit, të deklamuara nga Adem Ajvazi, sikurse vargje poetike deklamuan edhe Ramadan Myrtaj e Fjolla Murati si dhe bashkëshortja Shukrije Ramadani, e cila ka lexuar vargje të Agimit, të shkruara në kohën e rinisë.

ARKATANA

Manifestimi “Ditët e Agimit” vazhdon sot me një lojë hendbolli, ndërsa nesër, më 3 maj, do të shënohet dita e shkollës, e cila mban emrin “Agim Ramadani” si dhe ditëlindja e Agimit, sikurse do të ketë edhe aktivitete të tjera, për t`u përmbyllur me tubimin qendror “I këndojmë Agimit”.

Përndryshe, manifestimi “Ditët e Agimit” është tradicional dhe mbahet për çdo vit, më 1, 2 e 3 maj në Zhegër të Gjilanit, në vendlindjen e heroit të kombit, Agim Ramadani-Katana, në përkujtim të kësaj figure poliedrike.

Manifestimi mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, i cili në hapje të “Ditëve të Agimit”, tha se Agimi, me pushkën, me penën dhe brushën e tij, u bë i pavdekshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.