ARKATANA

Muza në kraharorin e poetit, Nexhat Rexha

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nexhat Rexha u lind në Topanicë, në vitin 1956 të shekullit të kaluar. Nexhati shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, ndërsa Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Topanica e poetit Nexhat Rexha ka një histori të pasur në historinë tonë kombëtare. Topanica është pjesëmarrëse në të gjitha luftat për çlirim të Kosovës. Të rënët e Topanicës për liri të Kosovës janë të shumtë.

Në Luftën Antifashiste, Topanicës i ranë dy gjëmë të rënda; Kidnapimi i Nuseve, nga fshati fqinj serb, dhe mobilizimi i regrutëve për në Tivar. Por, Topanica, e pajisur me urtësi, me Zemërbardhësi, dhe me dorën grusht, doli e mbijetuar nga ata që vrasjen kishin mësim. Ky fshat i mençur dhe patriot, sot ka infrastrukturë moderne, rrugë, e shtëpi të bukura, shkollë bashkëkohore, infrastrukturë të ujërave të zeza, dhe me ekonomi të kamur. Topanica sot i ngjan një qyteze vërtet të bukur.

Poeti dhe patrioti Nexhat Rexha, që në moshë të vogël është marr me krijimtari dhe publicistikë të herëpashershme. Pozita gjeografike e Topanicës ku jeton dhe krijon poeti Nexhat Rexha, është ambient frymëzues. Fshati i tij, si për dëshirë të poetit është i prekur nga tre lumej, të blertë në pranverë, dhe të këthjellët në dimër. Dheu i vendlindjes, aroma e bimëve dhe pemëve, kopshtet e mbushura me lule dhe perime, janë motivet që e lënë pa gjumë, poetin, Rexha. Ndjesitë e mia për këtë ambient artistik, më thotë poeti, jo rrallë zbresin në shtresat e tokës, aty ku jetën bëjnë rrënjët.

Unë nuk mund ti marr kësaj jete më shumë gjak poetik, se sa më lejon natyrshmëria e jetës dhe ambientit ku krijoj. Dëshira e lirë në art, më thotë Nexhati, kujtoj se ende është largësi. Mungesa e tërësisë së kaluar, dhe vjedhja e së kaluarës nga fqinjët tanë, dhemb gati tek gjithsecili krijues në Kosovë. Muza e perëndisë e ka një fole në Topanicë, në zemrën e kraharorit të poetit Nexhat Rexha.

Uji Dea

Në një poezi të poetit Nexhat Rexha, lexojë; Pikat e shiut bien me dhimbje / në kraharorin e afshtë të tokës / Në dhimbje e kam një fjalë zemre / që pemë e jetës në rremb të çelë /!.. Këto dhe vargje të tjera , të poetit Nexhat Rexha, janë mesazh i fortë poetik, se e sotmja jonë ka të ardhme të bukur.

Nexhat Rexha, është autor i 4 librave me poezi, dhe autor i dy librave, kritikë letrare. Veprat e tij janë; 1 . Ndrydhja e pikës K, 2 . Unazë qiellore, 3 . Dhembja kujtesë, 4. Bekimi i shekujve, rumunisht, 5 . Ligjërime përjetimesh, dhe 6 . Fjala ruan kujtimin, janë libra të vlerësuar.

Aktiviteti krijues letrar i Nexhat Rexhës është i gjerë, dhe domethënës. Nënshtresa poetike e poetit Nexhat Rexha është artistikisht e pasur; / Ishte kohë e pritjeve në ethe,../ ditët e netët torturoheshin / kokat nguleshin në hunj gardhi / e rrugët ndiqnin njëra tjetrën/, dhe vazhdon ; kam një fjalë të pathënë / në këtë orë të historisë / hyj në dyert e një ashensori / të jetoj edhe një çast!..Poezia ka botën e saj të paskajshme. Ajo nuk jepet, është fryma më sublime për njeriun, aroma që deh dhe frymëzon. Nexhat Rexha, poet, kritik dhe publicist, jo rrallë edhe dorën e bën grusht, dhe nuk ikën nga e vërteta, nga e bukura, nga muza e tij e përgjakur./rajonipress/

Rrustem Geci – Dortmund

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.