UBT

Mutafa: Diçka nuk po shkon në parti…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit dhe nënkryetar i PDK-së për rajonipress thotë se PDK ka qeverisur me plotë përgjegjësi e respekt për ligjin përkundër shumë pengesave . Kemi qenë në rrugë të mirë, por ka do kohë që diçka nuk është duke shkuar mirë në parti.

Heshtja e Hashim Thaçit rreth nominimit të kandidatit për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së në Gjilan ka ngritur tensione e frikë se kush do jetë kandidati nga ky subjekt politik që do të sfidohet me kandidaturat e LDK-së që tashmë kandidatë ka Lutfi Hazirin dhe atë të AAK-së që ka Rexhep Kadriun.

Eco Higjiena

Qemajl Mustafa vazhdon të mbetet sërish në qendër të vëmendjes të paktën tek shumë qytetar dhe përkrahës të tij që i ka jo vetëm në PDK, por kudo dhe kah do. Tashmë Mustafa ka dhënë vërejtjet e tija publike edhe rreth procesit zgjedhor në PDK, edhe rreth heshtjes së Hashim Thaçit dhe vonesës së tij për të përcaktuar për kandidatin e PDK-së në Gjilan.

Megjithatë, Mustafa për rajonipress thotë se PDK-ja në Gjilan dinjitetshëm dhe me plotë elegancë i ka fituar tri palë zgjedhje dhe ka qeverisur me plotë përgjegjësi e respekt për ligjin, për qytetarin dhe familjet e Komunës së Gjilanit, përkundër shumë pengesave të cilat thotë se i kanë sfiduar suksesshëm.”Kemi qenë në rrugë të mirë, por ka do kohë që diçka nuk është duke shkuar mirë në parti (PDK), por prapë qysh thotë populli, “hajri e daftë..” u shpreh Mustafa./rajonipress/