Mustafit nuk do t’i pëlqejë aspak kjo që sapo Carragher tha për të
Jamie Carragher e ka drejtuar gishtin kah mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi pas humbjes nga Manchester City.
“Topçinjët” janë mposhtur, 3:1 në “Etihad Stadium”, në një ndeshje ku Sergio Aguero shënoi të tre golat për kampionin e Premierligës.
City e kishte në ‘shënjestër’ vazhdimisht Mustain dhe Stephan Lichtsteiner shkaku i ngecjeve të tyre në repartin defaizv, shkruan Zëri.
Dhe analisti i Sky Sports, Carragher e ka kritikuar dyshen defanzive të Arsenalit, duke shtuar se Mustafi ka ngecur që prej kalimit te klubi londinez në vitin 2016.
“Lichtsteiner nuk është mjaftueshëm I mire. Ndoshta, kjo për shkak të moshës së tij”, tha Carragher pas ndeshjes.
“Por, në anën tjetër, Mustafi nuk ka qenë asnjëherë i mirë që prej ditës së parë tek Arsenali dhe kjo është arsyeja se pse ata pësuan humbje”.
“Ta shohësh Arsenalin duke u mbrojtur në këtë mënyrë, lë të nënkuptojmë se Unai Emery ka ende punë për të bërë”, tha legjenda e Liverpoolit në mes të tjerash./Zëri/


