FITORJA

Mustafin e gozhdojnë në Angli: Mbrojtësi me ndërhyrjen më të dobët në histori

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shkodran Mustafi është përsëri në qendër të vëmendjen në mediat britanike dhe rrjetet sociale në këtë vend dhe fatkeqësisht për të, përsëri për diçka të keqe; lojën e tij shumë të dobët.

Mbrojtja e Arsenalit në krye me qendërmbrojtësin shqiptar u fajësua për humbjen 2:1 kundër Tottenhamit të dielën në derbin e Londrës veriore në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Topçinjtë e kishin epërsinë falë golit të Alexandre Lacazette, por dështuan ta ruanin atë duke i pranuar dy gola Son Heung-min dhe Toby Alderweireld dhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e fajësoi skuadrën e vet duke thënë se ajo ia fali fitoren skuadrës së Jose Mourinhos.

Uji Dea

Ky rezultat bën që Tottenhami të ngrihet në pozitën e tetë, ndërsa Arsenali të bjerë në vendin e nëntë në renditje.

Përveç paraqitjes në përgjithësi, Mustafi u gozhdua nga tifozët e Premierligës dhe disa gazeta online për një përpjekje për ta ndalur sulmuesin Harry Kane, e cila i shkoi huq.

Mbrojtësi shqiptar u përpoq ta ndalte sulmuesin anglez me një ndërhyrje shkarë por ngeli larg topit dhe larg lojtarit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.