UBT

Mustafi, Wengerit: Ti më ke bërë një “Topçinj”, të jam mirënjohës përjetësisht

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Arsene Wenger ka paralajmëruar se në fund të sezonit do të largohet prej drejtimit të skuadrës së Arsenalit.

Trajneri francez përmes një komunikate për media ka pohuar se do të largohet pas 22 vite qëndrimi në krye të ekipit anglez.

Pas këtij lajmi të papritur ka reaguar edhe Shkodran Mustafi, lojtar që pas një këmbëngulje të madhe e kishte transferuar gjatë verës së vitit 20167

”Fundi i një epoke për Arsenalin dhe gjithashtu një moment shumë i ndjeshëm për mua. Ti më ke bërë një “Topçinj”. Pa marrë parasysh se çfarë them, nuk mund të zgjedh fjalët për të falënderuar për të gjitha gjërat që keni bërë për këtë klub. Ne do të japim gjithçka për të dhënë një lamtumirë të denjë”, shkroi në Instagram, Mustafi.

Mobi Casa

Gjithashtu edhe mesfushori tjetër shqiptar, Granit Xhaka e falënderuar trajnerin francez që pas një këmbëngulje e kishte transferuar para dy vjetësh.

“Një ëndërr e bërë realitet për të luajtur me ju, një nder që isha nën urdhrat e juaja. Faleminderit shef, legjendë e madhe. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë së bashku dhe ta përfundojmë atë me një trofe”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Xhaka.

Ndryshe, Wenger u emërua si trajneri i Arsenalit në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë ka fituar tre tituj të Ligës Premier dhe një rekord prej shtatë Kupave FA. /Telegrafi/