Eko Higjiena

Mustafi, Vuçiqit: Mos u merr me deklaratat e Kurtit, më mirë ndale gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve në Luginë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe tash këshilltar politik i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se kryeministri Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair promovoi idenë e “Shqipërisë së madhe”.

Ai ka shkruar në Facebook se Vuçiqi do të ishte mirë të merrte masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Si dhe të zbatojë obligimet ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të Luginës. Se sa të referohet në këtë gjuhë të papranueshme”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Ndryshe, fjalimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në sheshin kryesor të Tetovës ka sjellë zemërimin e presidentit serb Vuçiq.

Kurti e këshilloi nga Tetova qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të ishte më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë.

E Vuçiq pretendoi se Kurti po përpiqet të nxisë trazira jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në jug të Serbisë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.