Mustafi: Viti 2014, jetë o jetë!
Shkodran Mustafi ka theksuar se 2014-ta ishte viti i tij më i mirë në karrierë, duke arritur të gjitha synimet e parapara.Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, gjerë tani pati një vit fantastik, më të mirin në karrierën e tij.
Mustafi arriti të zë vend titullari në skuadrën italiane, Sampdoria, teksa gjithashtu është ende në grumbullim me Përfaqësuesen e Gjermanisë.
“Ishte një stinor në të cilin unë arrita atë që doja: Fitova një vend titullar me Sampdorian dhe gjithashtu u përzgjodha me skuadrën përfaqësuese”, u shpreh Mustafi.
“Nëse luaj në Kupën e Botës, do të jetë një gjë e jashtëzakonshme për mua. Disa vjet më parë unë i shikoja ndeshjet në televizion dhe tani është një ëndërr”, shtoi tutje mbrojtësi shqiptar.
Ndryshe, Mustafi para transferimit te Sampdoria ishte pjesë e skuadrës angleze, Everton.