Eko Higjiena

Mustafi takon ambasadorin e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari dhe zëvendëskryetari Ragmi Mustafi e Enver Mehmeti u takuan me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka dhe bashkëpunëtorin e tij Virgjil Muçi.

Gjatë takimit ndër të tjera është biseduar me shumë interes për gjitha fushat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e në veçanti për fushën e arsimit dhe kulturës dhe qasjes së KKSH ndaj zgjidhjeve të sfidave të vjetra e të reja.

Ambasadori Boçka përgëzoi udhëheqjen e re ashtu që të jap një frymë më energjike e bashkëkohore, punës së nisur nga paraardhësit tyre për të përballuar sfidat dhe problemet që presin të zgjidhen. Ambasadori ka siguruar për gatishmërinë e plotë në mbështetje të punës për realizimin e objektivave të veprimtarisë së KKSH.

ARKATANA

Mustafi e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Shqipërisë të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.

Takimi kaloj në një atmosferë vëllazërorë e konsultative. Vlen të theksohet se KKSH ka korrespodencë të rregullt me Ambasadorin shqiptar ku diskutohen edhe tema tjera të rëndësishme nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit të të drejtave të Luginës së Preshevës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.