Hidromorava

Mustafi: S’ka arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak mundësi, liri e të drejta se serbët e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Ai ka thënë se nuk ka arsye që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë më pak mundësi, të kenë më pak liri, të kenë më pak të drejta se serbët e veriut të Kosovës.

Duke iu referuar “gjashtë pikave” që Vuçiqi pretendoi t’i ketë kërkuar Kurti në Bruksel, Mustafi thotë se kjo është një mundësi historike e një paqeje të munguar, të identifikuar botërisht me luftën e me urrejtjen.

“Presidenti Vuçiq paska renditur gjashtë pika të marrëveshjes së kërkuar nga Kurti në Bruksel me shpjegime shtesë:

1. Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe (njohja reciproke dhe refuzimi, hyrja në të gjitha organizatat ndërkombëtare),

2 . Zgjidhja e problemeve nga e kaluara (personat e pagjetur, konstatimi dhe zgjidhja e problemeve të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës publike private dhe kthimi i artefakteve dhe çdo artefakti tjetër të vjedhur prej Serbisë nga Kosova dhe në fund reparacionet e luftës që Serbia duhet paguajë),

3. Bashkëpunimi në të ardhmen,

Uji Dea

4. Reciprociteti në të drejtat e njëjta për shqiptarët në Luginën e Preshevës me ato që kanë serbët në veri, 5. Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë, dhe siç tha Vuçiq, kjo më së shumti i referohet asaj që Prishtinës nuk i pëlqen – para së gjithash, themelimi i asociacionit të komunave serbe,

6. Marrëveshja përfundimtare”, ka shkruar ai.

“Një mundësi historike për të ndërprerë ciklin e trashëgimisë së traumave dhe pasojat traumatike tek gjeneratat e së nesërmes që nuk i meritojnë”, ka vazhduar tutje Mustafi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë megjithatë ka thënë se ajo që e kanë serbet në Kosovë nuk mund t’iu mohohet shqiptarëve në Serbi.

“Për një paqe të qëndrueshme, sepse atë që duan shqiptarët e Luginës për veten nuk ia mohojmë tjetrit. Por ama, atë që i jepet tjetrit, asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë neve!”

“Pakicat nuk mund të jenë më burim ndasie, por duhet të jenë ura që lidhin fatet tona drejt të ardhmes evropiane”, ka përfunduar Mustafi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.