Fundamenti

Mustafi, shqiptari i parë që e fiton të artën e Botërorit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shkodran Mustafi është bërë shqiptari i parë që e ka fituar medaljen e artë në një Kampionat Botëror.

Qendërmbrojtësi nuk luajti në duel me Argjentinën në finale, pasi është i lënduar, por medalja e artë i takon edhe atij, gjithsesi.

Uji Dea

Gjermania e mposhti Argjentinën me rezultat minimal, 1:0 falë golit të realizuar nga Mario Gotze në minutën e 113-të.

Në të kaluarën, medalje të bronztë kishte fituar Ardian Kozniku me Kroacinë, edhe pse nuk e kishte zhvilluar asnjë minutë lojë./zeri/