Fundamenti

Mustafi: Shpresoj të vazhdoj rrugëtimin pa humbje te Arsenali

/ 2 minuta lexim
HW

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, shpreson të vazhdojë rrugëtimin pa humbje te Topçinjtë për aq shumë sa është e mundur.

Që kur shqiptari u transferua te klubi anglez gjatë verë në 22 paraqitje nuk ka asnjë humbje, 16 fitore dhe gjashtë barazime.

“Shpresoj të vazhdoj me statistika të mira deri në fund të sezonit. Do të jetë e vështirë për mua personalisht, por nga ndeshja në ndeshje do të jap maksimumin dhe do të përmirësohem, atëherë rezultatet do të vijnë”.

“Ndonjëherë kur humbas nuk shkoj në shtëpi, por qëndroj në hotel, sepse nuk dua t’i dëgjoj gjitha ato gjëra që thuhen pas humbjes”.

HW

“Kur jam në fushë nuk mendoj për humbje, jam aty sepse dua të fitoj. Jam futbollist sepse dua të fitoj ndeshje”.

“Nuk po e shikojmë formë e skuadrave tjera dhe atë çfarë ato po bëjnë. Ne duhet të fokusohemi në atë se çfarë po bëjmë si skuadër. Kemi ndeshje të mëdha para dhe duhet të fokusohemi ndeshje pas ndeshje”.

“E dimë që Liga Premier nuk është e lehtë, të gjitha skuadrat dinë si të mbrohen dhe mund të ndëshkojnë në kundër sulme, por ne duhet të shikojmë vetën dhe të marrim sa më shumë pikë”, ka thënë Shkodran Mustafi për Sky Sport. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.