Mustafi: Rikthim i madh i Arsenalit
Shkodran Mustafi, mbrojtësi i Arsenalit, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se ekipi londinez ka bërë një rikthim të madh ndaj Ludogorets Razgrad (2:3) në Ligën e Kampionëve.
Arsenali ishte duke humbur me rezultat 2:0 nga Ludogorets Razgrad, por ekipi i Arsen Wengerit e riktheu rezultatin në 2:3.
“Po, rikthim dhe mentalitet i madh pas atij fillimi. Ne jemi ok deri në raundin e ardhshëm”, ka shkruar mbrojtësi shqiptar, përcjell Express.


