Mobi Casa

Mustafi: Para çdo ndeshje studioi çdo sulmues kundërshtarë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“Shumë njerëz nuk e kuptojmë se sa shumë punojnë mbrojtësit duke studiuar të gjithë sulmuesit”, ka thënë Mustafi në një intervistë për faqen e Arsenalit. Shkodran Mustafi kohëve të fundit ka dhënë një intervistë për faqen e Arsenalit ku ka treguar se sa shumë i analizon ai ndeshjet e sulmuesve kundërshtarë dhe vështirësitë e mbrojtjes në futbollin moderne.

“Unë fokusohem edhe në detalet më të vogla: nëse ai gjuan me këmbën e majtë apo të djathtë, nëse ai driblon apo nëse dikush ka dëshirë përballjet direkte, luan me topa të shkurtë apo të gjatë në thellësi”, ka thënë Mustafi për Arsenal Player. “Këto janë detalet që unë i studioi çdo ditë”.

“Natyrisht, si një mbrojtës, ju fokusoheni në atë që ju do të luani kundër dhe përpiqemi që ta fitojmë çdo betejë. Kjo është e tëra që ne bëjmë në fushë dhe kjo bën shumë të vështirë punën për neve mbrojtësat”.

“Kur jeni në fushë, jeni pak nervoz derisa të fillojë ndeshja dhe pastaj me prekjet e para është paksa më e vështirë. Shumicën e kohës shpesh mendojë edhe për vetveten se çfarë duhet të bëjë në raste të caktuara sepse në futbollin modern nëse dëshironi të mbroheni duhet të jeni një mbrojtës aktiv, duke e vënë sulmuesin aty ku dëshiron tij dhe jo ai. Duke mos lejuar që ai të vendos, duke e bërë që ju t’ia impononi lojën e juaj. Kjo është ajo ku fokusohem më shumë”, ka thënë Mustafi.

Eco Higjiena

“Si një mbrojtës, ne jemi pak më të gjatë dhe jo aq të shpejtë se sulmuesit dhe kur kundërshtari luan me një sulmues që e do lojën me pasime të shkurtra dhe vrapon shpejt në hapësira të ngushta, është shumë vështirë që të mbrohesh kundër tyre. Nuk ka më ndeshje një kundër një, më shumë duhet të jeni të qëndrueshëm si katërshe mbrojtëse dhe të keni sa më shumë informata kundër lojtarit që ju luani”.

“Kur ka ndeshje me pasime të gjatë dhe ato me një apo dy lojtarë, nuk mund të mbroheni si një lojtar i vetëm. Derisa ju dëshironi të ia jepni këtë informatë partnerit në mbrojtje, gjithmonë mund ta humbisni kundërshtarin brenda një apo dy sekondash sepse ai do të ikë. Ky është një stil i vështirë dhe ja pse është vështirë të luash si mbrojtës”.

“Të jesh mbrojtës është diçka e mirë por kur mbroheni si një skuadër e tërë. Kur jeni një skuadër kompakte, duke mbrojtur hapësirat bosh, e që një mbrojtje e këtillë më pëlqen dhe me kënaq”. /GazetaExpress/