Fundamenti

Mustafi nuk mund të luaj për Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përkundër që u fol për një aktivizim të mbrojtësit kosovar të Sampdorias, Shkodran Mustafi, me Kombëtaren shqiptare, një gjë e tillë nuk është e mundur, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.

UBT

“Sa i përket Shkodran Mustafit, e them me kompetencë që ai nuk mund të luajë për Shqipërinë. Lojtari ka lindur në Gjermani dhe përveç faktit se është aktivizuar me ekipet e moshave kombëtare të Gjermanisë, ai disponon edhe nënshtetësi e pasaporte gjermane. Siç e dini, Gjermania ka një ligj për nënshtetësinë komplet ndryshe nga vendet e tjera, çka do të thotë se nëse një lojtar zgjedh të luajë për një kombëtare tjetër, atëherë ai duhet të dorëzojë nënshtetësinë dhe pasaportën gjermane. Pa dashur të paragjykoj, nuk besoj se Mustafi do ta grisë pasaportën gjermane për të luajtur për Shqipërinë”, ka sqaruar zëdhënësi i FSHF-së, Lirim Zalla. (ORAinfo)