Mustafi nuk dëshiron të humb kohë me Realin
Shkodran Mustafi ka folur rrethi interesimit të Real Madridit për të.Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, ka folur për interesimin e Real Madridit.
Mustafi u shpreh se për të është krenari që Reali ka shprehur interesim për të, por për momentin nuk dëshiron të humb kohë me gjëra të tilla për momentin.
“Unë mendoj se interesimi i një klubi tjetër është një nder. Kjo tregon se ti ke luajtur mirë dhe nëse oferta vjen nga Real Madridi, një klub që të gjithë e njohin, ti ndihesh krenar”, u shpreh Mustafi për SPOX.com.
“Por unë nuk shikoj aq larg në të ardhmen, sepse jam i fokusuar me detyrat që kam në dorë tani…kështu unë i arrij synimet. Nuk harxhoj kohë në gjëra të tilla”, shtoi tutje Shkodrani. /Express/


