RCCOLA

Mustafi niset për në SHBA, shpreson që Lugina e Preshvës të bëhet pjesë e agjendës amerikane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginën të Preshevës, Ragmi Mustafi është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka shpresë që Lugina e Preshevës do të përfshihet në agjendën e SHBA-ve.

Kjo sipas tij do të kishte e rëndësishme për zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

“Angazhimi i përbashkëta për avokimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe & Shirley DioGuardi, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti është në kuadër të ndërrmarrjes së hapave strategjik”, ka shkruar ai në Facebook.

Eco Higjiena

“Mundësia që edhe Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e agjendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimet rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Mustafi.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë përballur me diskriminime të llojllojshme nga Beogradi zyrtar.

Tashmë kur po bëhet regjistrimi i popullsisë, zyrtarë të pushtetit dhe opozitës po kërkojnë nga shqiptarët e Luginës që të regjistrohen. /Express