Mobi Casa

Mustafi në Juventus?

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Skuadra e Juventusit mund ta shkëmbejë mbrojtësin e vet Benedikt Howedes me mbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Këtë mundësi Juventusi e sheh të realizueshme meqë, siç njoftojnë mediumet në Angli, trajneri i ri i Arsenalit Unai Emery ka gjasa që mbrojtësin e Gjermanisë ta vendosë në listë për shitje gjatë verës.

“Mbrojtësi gjerman ka pasur një kohë të vështirë këtë sezon dhe Juventusi është duke parë mundësinë që ta marrë Mustafin dhe t’ia japë Howedesin. Howedes ka qenë i huazuar sezonin e kaluar te Schalke”, shkruan “tribalfootball.com”.
Mustafi 26-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të kritikuar për dështimin e Arsenalit këtë sezon.

Fundamenti

Për shkak të paraqitjeve të dobëta mbeti edhe jashtë listës së përfaqësueses gjermane për botërorin “Rusia 2018”.

Mustafi i ka kushtuar Arsenalit 41 milionë euro. Tek Arsenali u transferua në verën e vitit 2016 nga Valencia, derisa kontratë ka deri në verën e vitit 2021. Më herët karrierë ka bërë te Sampdoria në Itali dhe te të rinjtë e Evertonit e Hamburgut.