RCCOLA

Mustafi në Gjermani?

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Valencia gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Shkodran Mustafi, duket se do të luaj në një ligë tjetër nga sezoni i ardhshëm.

Edhe përkundër interesimit të skuadrave të mëdha Evropiane, “Fichajes.net” ka befasuar me skuadrën e mundshme të re të Mustafit.

Mobi Casa

Sipas “Fichajes.net”, shqiptari mund të transferohet te klubi gjerman, Leipzig, këta të fundit duket se e kanë gati ofertën për mbrojtësin shqiptar.

Skuadra që garon në kategorinë e dytë të futbollit gjerman dhe që pritet të inkuadrohet këtë sezon në Bundesligë, ka një fuqi të madhe financiare dhe për këtë arsye pritet që ta bindë Mustafin, shkruan “Fichajes.net”. /Express/