Uji Dea

Mustafi mund t’i bashkohet Arsenalit për 30 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Arsenali ka rritur ofertën në 30 milionë euro dhe këtë shifër e ka pranuar Valencia që ka filluar të gjejë zëvendësuesin e saj.

Mbrojtësi shqiptar nga Gjermania Shkodran Mustafi pritet që shumë shpejt të kalojë në Arsenal. Tashmë mediat angleze dhe ato gjermane e quajnë të përfunduar marrëveshjen dhe është vetëm çështje kohësh kur do të zyrtarizohet, shkruan albinfo.ch.

Arsenali ka rritur ofertën në 30 milionë euro dhe këtë shifër e ka pranuar Valencia që ka filluar të gjejë zëvendësuesin e saj, derisa Arsenali është duke pritur me padurim mbrojtësin shqiptar, për shkak të lëndimeve të shumta që po përballet. Mustafi në Arsenal do të gjejë futbollistin tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili u transferua nga Borussia Moenchengladbach.

Mobi Casa

Sipas agjentin të tij, Ali Bulut, marrëveshja është vetëm personale dhe tani kanë mbetur të bien në ujdi edhe klubet. “Shkodrani dhe Arsenali kanë rënë dakord për një marrëveshje. Ekipet duhet të bien dakord tani për çmimin”, deklaroi agjenti i mbrojtësit të Valencias.

Mustafi ka prejardhje nga Gostivari, derisa luan për Përfaqësuesen gjermane. Në Evropianin e fundit u kualifikuan deri në gjysmëfinale, kurse më 2014 fituan Kupën e Botës, duke u bërë futbollisti më i suksesshëm shqiptar.

http://www.albinfo.ch/mustafi-pajtohet-ti-bashkohet-arsenalit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.