Fundamenti

Mustafi mund të transferohet në Turqi, në bisedime me dy skuadra të mëdha

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shkodran Mustafi është larguar nga Schalke 04 pas gjashtë muajve të kaluar aty.

Skuadra e madhe gjermane ra nga Bundesliga dhe Mustafi nuk vazhdoi kontratën duke u larguar si futbollist i lirë.

Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në Superligën e Turqisë, ku tanimë është në bisedime me dy skuadra të mëdha turke.

Mediat në Turqi kanë raprotuar se Fenerbahce dhe Goztepe janë dy skuadrat që kanë nisur kontaktet me agjentët e lojtarit.

FIDANISHTJA

Vet mbrojtësi shqiptar i ka dhënë dritën e gjelbër agjentëve të tij të diskutojnë për kushtet financiare me skuadrat turke, pasi dëshiron ta vazhdoj karrierën në Turqi.

Fenerbahce është ekipi favorit për të nënshkruar me lojtarin për faktin se luan në garat evropiane, por edhe Goztepe po synon ta ndërtojë një skuadër të fuqishme për vitin tjetër.

Gjithsesi mbrojtësi kampion bote me Gjermaninë ka vendosur të vazhdoj karrierën në Turqi, por tani mbetet të shihet se cila nga skuadrat do t’i ofrojë kushte më të mira financiare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.