Eko Higjiena

Mustafi me shokë kanë një arsyeje të madhe për ta fituar botërorin, zbulohen premiat e ‘çmendura’ të Gjermanisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’, do të fillojë në muajin qershor edhe zyrtarisht.

Kombëtarja e Gjermanisë është kampioni aktual i botës dhe do të tentojë mbrojtjen e titullit.

E për një gjë të tillë ka menduar edhe Federata gjermane e futbollit e cila ka bërë publike premiat për lojtarët.

Por shpërblimet për lojtarët do të fillojnë vetëm pasi të kalojnë fazën e grupeve në kampionatin botëror.

Pasi të arrijnë në çerekfinale, Shkodran Mustafi me shokë do të fitojnë nga 75 mijë euro.

ARKATANA

Ylli shqiptar, Shkodran Mustafi pritet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me Gjermaninë
Në rast se arrijnë në gjysmëfinale, atëherë futbollistët do të shpërblehen me nga 125 mijë euro secili.

Gjermanët kanë vendosur që edhe nëse mposhtën në finale t’i shpërblejnë lojtarët e tyre me nga 200 mijë euro.

Ndërkohë fitimi i Kupës së Botës do të ishte një bonus shtesë, pasi të gjithë lojtarët e grumbulluar do të fitonin nga 350 mijë euro.

Deri më tani këto premia janë më të mëdhatë që ka ofruar një federatë e futbollit për fitimin e botërorit.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra nga federatat pjesëmarrëse do t’ia kalojnë gjermanëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.