United Hospital

Mustafi lirohet nga Arsenali, kërkon klub të ri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arsenali e ka liruar futbollistin shqiptar, i cili pritet të largohet nga Londra në ditët apo javët në vazhdim. E ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me futbollin gjerman.

Eksperienca e Shkodran Mustafit në Arsenal pritet të marrë pjesë shumë shpejt, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti shqiptar i ka ditët e numëruara në Londër pasi largimi i tij pritet të ndodhë nga çasti në çast.

Mediumi britanik “The Sun” shkruan se klubi ia ka dhënë dritën jeshile lojtarit për t’u larguar nga “Emirates Stadium”.

Përfaqësuesi gjerman është njëri prej pesë lojtarëve të cilët Arsenali planifikon t’i shesë deri më 5 tetor, kur edhe do të përfundojë afati kalimtar.

Krahas tij, nga “Topçinjtë” mund të largohen edhe Sokratis, Lucas Torreira, Calum Chambers e Sead Kolasinac.

Fundamenti

Mustafi është pjesë e Arsenalit nga viti 2016, ndërsa klubi anglez e kishte blerë në atë kohë nga Valencia për afro 40 milionë euro.

28 vjeçari i ka zhvilluar 142 ndeshje me “Gunners”, duke e ndihmuar këtë ekip ta fitonte dy herë trofeun FA Cup.

Ai ka dështuar megjithatë ta tregojë veten në Londër dhe ka bërë shpesh gabime, duke i detyruar tifozët që t’ia kthejnë shpinën atij.

Mustafi ka rrogë të lartë (paguhet 90 mijë funte në javë) në Arsenal dhe kjo është njëra prej arsyeve që ky klub po mendon ta shesë atë, për të kursyer sadopak para.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut i ka zhvilluar 20 ndeshje me Gjermaninë, me të cilën ishte shpallur kampion bote.

Ish-futbollisti i Evertonit, Sampdorias e Valencias mund ta vazhdojë karrierën në Gjermani, aty ku kishte nisur gjithçka si lojtar. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.