UBT

Mustafi kërkohet nga dy gjigantët evropian

/ 1 minutë lexim

Shkodran Mustafi është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

Anëtari i skuadrës spanjolle Valencia ka pasur një ngritje të jashtëzakonshme viteve të fundit dhe kështu është bërë objekt i shumë skuadrave evropiane.

Por së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti katalunas Barcelona por edhe ai anglez Manchester United.

Mobi Casa

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Mustafi do të largohet nga Valencia gjatë afatit kalimtar të verës.

Por vështirë se Valencia do ta lë të largohet Mustafin për pak para, pasi e vlerëson atë rreth 35 milionë euro.

Te Barcelona, Mustafi shihet si zëvendësim i Javier Mascheranos, ndërkohë në rast transferimi te United, atëherë do të ishte tandem me anglezin Chris Smalling. /Telegrafi/