Mustafi, kandidat për ambasadorin më të mirë të Gjermanisë
Shkodran Mustafi është kandidat për një vlerësim të jashtëzakonshëm.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Valencias.
Kjo ka bërë që lojtari nga Gostivari të nominohet për një shpërblim të madh nga sporti gjerman.
Shkodrani bashkë me Miroslav Klosen, Mesut Ozilin dhe Nadine Angerer po garojnë për ambasadorin më të mirë të sportit gjerman për vitin 2015.
Andre Schurrle (2014) dhe Sami Khedira (2013) janë fitues paraprak të këtij epiteti.


