Eko Higjiena

Mustafi ka respekt për Messin e Ronaldon, por jo edhe frikë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Valencia – Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, ka treguar se si mund të ndalen dy yjet e futbollit botëror, ai i Barcelonës, Lionel Messi dhe i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Mustafi 23-vjeçar në një intervistë dhënë “transfermarkt.de” ka thënë se Messi e Ronaldo mund të ndalen duke i respektuar, por jo duke ua pasur frikën.

“Messi apo Ronaldo mund të ndalen vetëm nëse ke respekt, por jo frikë. Janë lojtarë të jashtëzakonshëm, por këtë duhet ta dëshmojnë në fushë. Jam i përqendruar në paraqitjet e mia sa më të mira me ekipin dhe nuk mendoj për duelet me Messin apo Ronaldon. Synimi im është që të kem sa më pak gabime gjatë ndeshjeve”, ka thënë Mustafi.

Eco Higjiena

Ai u vlerësua si një nga mbrojtësit më të mirë të La Ligas spanjolle në edicionin e kaluar (2014-2015). Te Valencia u transferua në gushtin e vitit të kaluar nga Sampdoria.

Si Real Madridi ashtu edhe Barcelona kanë shprehur interesim për të, por Mustafi ka thënë se dëshira e tij është që të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë te Valencia.

http://koha.net/?id=6&l=67106

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.