Mustafi : Ja përse nuk zgjodha Shqipërinë

Shkodran Mustafi ka folur për refuzimin që i bëri Kombëtares shqiptare.Shkodran Mustafi, mbrojtësi i Valenciës dhe kombëtares Gjermane, është lojtari i parë me origjinë shqiptare që ka fituar Kupën e Botës, edhe pse kjo në Shqipëri nuk i intereson shumë vetave. Me të drejtë, gjithkush do të donte ta shihte një lojtar të këtij kalibri me kombëtaren kuq e zi.
Megjithatë, pavarësisht atyre që ka thënë dhe vendimit të tij, Mustafi preferon ta quajë veten shqiptar në mediat gjermane.
“Jam më shumë shqiptar se gjerman. Në shtëpi flasim vetëm shqip”, – thotë ai, duke treguar. “Shkoj shpesh në Shqipëri, për të vizituar të afërmit. Më duhet të udhëtoj shpesh drejt Shqipërisë, pasi më ndihmon të mbaj këmbët në tokë. Shkoj me shumë kënaqësi, edhe pse kohët e fundit është bërë pak e vështirë. Tani jam shqiptari i parë kampion bote, dhe njerëzit më shohin me tjetër sy. Nuk është më aq e lehtë të lëvizësh në lagje pa u njohur. Por fakti që jam aty më ndihmon. Nuk kam nevojë për luks, nuk dua makinën më të bukur, nuk dua lumenj parash. Dua thjesht të jem realist dhe normal”, -vazhdon ai Mustafi, transmeton asport.info.
Po atëhere përse nuk zgjodhi Shqipërinë? “Nuk ishte vendim i lehtë. Shqipëria është vëndi i prindërve të mi. Por une nuk doja të bëhesha heroi i një populli, doja thjesht të bëja karrierë, të arrija diçka. Prandaj dhe u largova që 14 vjeç nga shtëpia për të luajtur me Hamburg. Prandaj u largova që 17 vjeç drejt Everton, në një ved të huaj, me gjuhë të huaj, me kulturë tjetër”, – përfundon djaloshi nga Gostivari.