RCCOLA

Mustafi ia sheh hairin Botërorit, tri klube gjermane pas tij

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Borussia Dortmundi, Bayer Leverkuseni dhe Schalke kanë shprehur interesim për befasinë e Botërorit te Gjermania, Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ia ka parë hairin ftesës së Joachim Low për ta përfaqësuar Gjermaninë në Kupën e Botës në Brazil.

Siç raporton Bild, tri klube gjermane kanë shprehur interesim për Shkodranin, pas paraqitjes që ai dha ndaj Portugalisë.

Fundamenti

Mustafi zëvendësoi Mats Hummelsin në sfidën ndaj portugezëve, duke dhuruar një paraqitje tejet të mirë.

Kësisoj, Borussia Dortmundi, Bayer Leverkuseni dhe Schalke kanë shprehur interesimin për lojtarin i cili më parë ishte pjesë e akademisë së Hamburgut.

Momentalisht, Mustafi ka kontratë me skuadrën nga Serie A, Sampdoria, duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë në elitën e futbollit italian në stinorin e fundit.