GRANDEMALL

Mustafi: Festoj me shqiponjë, sepse jam shqiptar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, ka thënë se është shumë i lumtur me dygolëshin e shënuar në fitoren kundër Villarealit. Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë, dy golëshin e festoi duke bërë shqiponjën. Ai thotë se mënyra e festimit të golave simbolizon Shqipërinë.

“Jam shumë i lumtur që shënova dy gola dhe ndihmova skuadrën. Janë tre pikë të tjera të rëndësishme. Çdo ndeshje kërkojmë të japim maksimumin. Çdo ndeshje është sikur të shkojmë në luftë për të marrë sa më shumë pikë që të jetë e mundur”, ka thënë Mustafi.

Fundamenti

“Mënyra ime e festimit simbolizon Shqipërinë dhe përfaqëson edhe familjarët e mi që jetojnë atje. Ata më kanë kërkuar që t’i kujtoj kur shënoj, ndaj festova në atë mënyrë”, tha ai.

Mustafi është duke kaluar nëpër një super sezon me Valencias. Ai gjatë verës që lamë pas iu bashkua skuadrës spanjolle nga Sampdoria. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.