Mustafi e feston paraqitjen e tij të 100-të për Arsenalin
Shkodran Mustafi e bëri sot paraqitjen e 100-të për klubin e tij, Arsenalin, dhe ai është shprehur i kënaqur që këtë arritje e shënoi me një fitore.
Arsenali siguroi fitore me rezultat 2:1 ndaj Huddesfieldit sot, në kuadër të Premierligës. Përkundër tre pikëve të marra nga kjo ndeshje, Arsenali mbeti në pozitën e gjashtë në tabelën e ligës angleze, shkruan Gazeta Express.
Kjo ishte ndeshja e 100-të për Musfatin në fanellën e klubit londinez dhe ai e shprehu lumturinë e tij për këtë arritje përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
“Ishte mirë që e morrëm një fitore në paraqitjen time të 100-të për Arsenalin”, shkruan Mustafi në Instagram.
Shqiptari me pasaportë gjermane u transferua nga Valencia, në vitin 2016, për rreth 40 milionë euro, por tani ai pritet të futet në listën e lojtarëve që do të shiten gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, të paktën kështu raporton e përditshmja angleze, Telegraph. /Gazeta Express/


