ARKATANA

Mustafi e feston me shqiponjë golin në fitoren e Arsenalit ndaj Cardiffit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi, e ka festuar duke e bërë shqiponjën dykrerëshe golin e shënuar sot në fitoren e Arsenalit ndaj Cardiffit në Premierligë.

Mustafi rrezikon të ndëshkohet për këtë gjest, siç kishte ndodhur me dy shqiptarët tjerë të Zvicrës, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, shkruan Express.

Mustafi është përfaqësues i Gjermanisë, vendit ku ka lindur, por ka origjinë shqiptare nga Maqedonia. Ai e festoi golin e shënuar në minutën e 11-të, duke e bërë me duar shqiponjën dykrerëshe.

Shqiponja i ngjan dhe i referohet shqiponjës dykrerëshe në flamurit kombëtar të Shqipërisë.

Uji Dea

Mustafi e bëri këtë gjest duke iu drejtuar Granit Xhakës, i cili asistoi te goli i tij në këtë ndeshje.

Sipas rregullave të Federatës së Futbollit të Anglisë (FA) në lidhje me qëndrime politike, Mustafi mund të ndëshkohet nëse vlerësohet se festimi i Mustafit ka paraqitur simbole politike.

Në fillim të kësaj vere, Shaqiri dhe Xhaka u gjobiten për festimet e tyre të ngjashme me të Mustafin, pas golave që ia kishin shënuar Serbisë në fitoren e Zvicrës në Kupën e Botës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.