Mustafi e do titullin

Shkodran Mustafi synon ta fitojë titullin e kampionit në La Liga me Valencian.
Mesfushori shqiptar nuk po luan rregullisht tek ekipi spanjoll, të cilit iu bashkua këtë verë nga Sampdoria, por ai i ka idetë e qarta për këtë edicion.
“Për momentin, renditja nuk është vendimtare, nuk jemi të obsesionuar pas saj, sepse është ende herët. Të luftosh kundër ekipeve si Barcelona e Real Madrid për titull, duhet të punosh fort”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi gjerman, kampion bote në Brazil, për ueb-faqen spanjolle, “Marca”.
“Ne jemi të uritur për fitore. Duam ta fitojmë çdo ndeshje”, vazhdoi Mustafi, i cili i kushtoi Valencias 8 milionë euro.
Valencia, këtë sezon shihet se kundërshtar i papërshtatshëm i gjigantëve të futbollit spanjoll, Real, Barcelona e Atletico.