RCCOLA

Mustafi drejt Valencias

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, pasi arriti të fitojë Kupën e Botës, me Përfaqësuesën e Gjermanisë, është bërë objektiv i shumë skuadrave evropiane.

Qendërmbrojtësi i skuadrës italiane Sampdorias, ka zgjuar interesim edhe nga Valencia, bëjnë të ditur mediat italiane.
Madje menaxheri i futbollistit shqiptar Manuel Montipo, do të takohet me drejtorin sportiv të Valencias, Ayala.

Klubi spanjoll ka dërguar ofertën e parë për Mustafin, e cila është 10 milionë euro. Pas dërgimit të ofertës nga zyrtarët e skuadrës spanjolle, palët pritet që të fillojnë bisedimet për të arritur marrëveshje për transferimin e Mustafit te skuadra e Valencias.

UBT

Paraqitje e mira të qëndërmbrojtësit në Seri A, me skuadrën e tij Sampdoria, si dhe triumfi në Kampionatin Botëorë, me Gjermanin, ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e Shkodran Mustafit.

Për ish-mbrojtësin e Evertonit, nuk është vetëm skuadra e Valencias, e cila ka shprehur interesim për të pasur në radhët e veta mbrojtësin Mustafi.

Ditë më parë interesim për të kishin shprehur edhe disa skuadra të tjera si Juventusi, Hamburger, Napoli dhe Wolsburg. Por ditë më parë kryetari i skuadrës së Sampdorias, Massimo Ferrero, deklaroi se kush dëshiron të ketë në skuadër Shkodran Mustafin, duhet të derdh në arkat e skuadrës italiane hiq më pak se 15 milionë, euro…(Tribuna – Arena).