Mustafi drejt rikthimit në Serie A, Roma mendon për mbrojtësin shqiptar

Shkodran Mustafi po i kalon ditët e tij të fundit te Arsenali.

Mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Topçinjve që po mendojnë ta shesin gjatë afatit kalimtar të verës.

E ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin italian Serie A, ku Roma është skuadra e fundit që ka shprehur interesim.

Në fakt për Mustafin do të ishte një rikthim në kampionatin italian, pasi më parë ka veshur fanellën e Sampdorias.

Reprezentuesi gjerman vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Roma synon ta marrë si huazim një vjeçar.

Giallorosët i kanë propozuar Arsenalit huazimin e lojtarit për tre milionë me të drejt blerje për 17 të tjera vitin e ardhshëm.

Edhe paga e lojtarit prej tre milionë euro në sezon është e përballueshme për Romën.

Skuadra nga kryeqyteti italian kishte tjera opsione për mbrojtjen, pasi synonte fillimisht Toby Alderweireld e Daniele Rugani. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).