Fundamenti

Mustafi, bën shaka me klubin e ri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi shqiptar në ushtrime të kombëtares së Gjermanisë bën shaka duke thënë se ka nënshkruar marrëveshje me Lazion e Romës.

Në grumbullimin e kombëtares gjermane për botërorin Brazili 2014, Shkodran Mustafit i ka shpëtuar një batutë të cilën më vonë e ka justifikuar si një shaka, pa asnjë të vërtetë brenda saj.

Mobi Casa

Mustafi sipas medieve italiane mësohet se gjatë një momenti të seancës stërvitore,ka thënë “Kam firmosur, me Lazion tashmë. Kontratën ia tregova Kloses”.

Më vonë gjithçka është përgënjeshtruar nga vet futbollisti duke thënë se ishte vetëm një shaka e asgjë më shumë. “Çdo gjë do të vendos pas qershorit”, tha Mustafi.