UBT

Mustafës po i rrezikohet qeverisja

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Isa Mustafa është në hall të madh. Pavarësisht se ishin deputetët e partisë së Hashim Thaçit ata që rrëzuan Gjykatën Speciale javë më parë në Kuvendin e Kosovës, koalicioni qeverisë nuk po mund të sigurojë numrat që të votohet amendamenti kushtetues që i hap rrugë Gjykatës Speciale.Burime të TV Dukagjinit kanë bërë të ditur se kreu i qeverisë ka filluar konsultimet për zgjerim të koalicionit të paktën edhe me një subjekt opozitar, pasi që vlerëson se po i rrezikohet qeverisja.

Analisti Agon Maliqi thotë për RTV Dukagjinin se edhe pse koalicioni PDK- LDK – Lista Serbe ishte formuar në mënyrë që të gjitha proceset e rëndësishme të kalojnë në Kuvend pa problem, kjo nuk po ndodh.

Sipas ti,j ky koalicion qysh në fillimin është përballur me tri sfida të mëdha.

E para, sipas tij, kishte të bënte me zgjedhjen e Isa Mustafës sërish në krye të LDK-së, ndërsa dy sfidat e radhës janë: Gjykata Speciale dhe zgjedhja e Hashim Thaçit president i vendit, vitin e ardhshëm.

Uji Dea

“Koalicioni është i brishtë për t`i arritur caqet e premtuara siç ka qenë premtimi që të shtyhen gjërat e mëdha. Në fakt unë mendoj se çdo kush që thotë se e di se çfarë po ndodh nuk e thotë të vërtetën sepse situata është jashtëzakonisht e paqartë. Mendoj se gjykata do të kaloj në fund të fundit për shkak të presionit ndërkombëtar”, ka thënë Maliqi.

Ky analist vlerëson se koalicioni aktual nuk ka asnjë mundësi që të zgjerohet në mënyrë që të sigurohen numrat për specialen apo edhe për çështjen e presidentit në vitin e ardhshëm, për shkak të qëndrimeve të partive opozitare karshi speciales, dhe fraksionit të LDK-së i prirë nga Vjosa Osmani.

“Çështja e presidentit ka me qenë problem sepse duhet siguruar kuorumi në seancë i cili është i nevojshëm. Kjo shumicë ka numrin e mjaftueshëm për ta kaluar presidentin me 61 vota, por është e rëndësishme se a do t`i kenë 81 për të siguruar kuorumin. Do të vihemi në atë situatën që ishim me zgjedhjen e Isa Mustafës ku do të duhet të testohet ajo forca e blloku të LDK e cila është krahu kushtimisht i Vjosa Osmanit dhe ku do të shihet forca për të rrëzuar qeverinë, sepse pak a shumë mos votimi i Hashim Thaçit për president nënkupton rënie të Qeverisë”

Kuvendi i Kosovës shkon në pushim zyrtarë javën e ardhshme. E ky veprim pritet që të ia vështirësojë edhe më shumë kryeministrit kalimin e amendamenteve të Gjykatës Speciale. /Tv Dukagjini/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.