Eko Higjiena

Mustafës mund t’i dështojë Asociacioni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i frustruar me qytetarët e “painformuar”. Qeveria në panik nga revolta popullore kundër marrëveshjes së dëmshme.

“Qytetarët e dinë çka po nënshkruajnë. Nënshkrimi i qytetarëve do të jetë ai nënshkrim i cili do ta bëjë të pavlefshëm nënshkrimin e Mustafës për Zajednicën! Ky është shqetësimi i vërtetë i kryeministrit”, tha deputeti Rexhep Selimi për ‘Kosova Sot’

Uji Dea

Reagimi i një dite më parë i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, përmes postimit në ‘Facebook’, kundër qytetarëve të Republikës, të cilët po e nënshkruajnë peticionin e opozitës, me cilësimin se ata janë të painformuar, ka ngjallur reagimet politike.

Deputeti Rexhep Selimi nga lëvizja ‘Vetëvendosje’, i tha gazetës se kryeministri Mustafa po e ndjenë shumë thellë që nënshkrimi i peticionit kundër marrëveshjeve të dëmshme, për Zajednicën dhe Demarkacionin, është nënshkrim për rrëzimin e tij nga pushteti, prandaj edhe ka arsye që të shqetësohet. “Ta dijë kryeministri se qytetarët e dinë shumë mirë se çka po nënshkruajnë. Kryeministri është shumë konfuz dhe jo i balancuar në qëndrimet e tij publike. Nuk janë qytetarët që po e nënshkruajnë peticionin të painformuar, edhe pse një gjë të tillë do ta donte shumë kryeministri. Qytetarët e dinë çka po nënshkruajnë. Nënshkrimi i qytetarëve do të jetë ai nënshkrim i cili do ta bëjë të pavlefshëm nënshkrimin e Mustafës për Zajednicën! Ky është shqetësimi i vërtetë i kryeministrit”, tha Selimi për ‘Kosova Sot’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.