Mobi Casa

Mustafës i shtohen faturat e humbjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili i ka dhënë të drejtë ekskluzive PDK-së për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, ka bërë që LDK-ja të kthehet në defensivë gjatë luftës për krijim të Qeverisë së re dhe funksionalizim të Kuvendit të Kosovës. Kthimin në këtë gjendje, analistët e arsyetojnë në dy mënyra.

Të parët e shohin si respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të dytët e përkufizojnë si gjest të njohur pas çdo humbjeje që ka pësuar LDK-ja.

Fundamenti

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se LDK-ja, pas humbjeve që i ka pësuar, nuk duhet ta rizgjedhë Mustafën në krye të saj, por, sipas tij, këtij subjekti i duhet ‘gjak’ i ri, një lider bindës, karizmatik dhe ide të reja. “Prej zgjedhjeve lokale Isa Mustafës mund t’i faturohen katër humbje. E para humbja e Prishtinës, e dyta zgjedhjet e përgjithshme, se treti ai tradhtoi vullnetin e votuesve të vet kur e lëshoi postin e kryeministrit me marrëveshjen me opozitën dhe së katërti kur zgjedhja si kryetar i kuvendit doli të jetë jokushtetuese”, ka thënë Mushkolaj.

Ajo çka i mbetet Isa Mustafës, sipas tij, është dorëheqja me nder, nëse mund të quhet e tillë, pas katër humbjeve. “Përpjekja e fundit ishte marrëveshje me AAK-në dhe me Nismën, që të bëhet kryetar i Kuvendit, por duket se edhe kjo është përfundimisht e pamundur. /Tribuna

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.