RCCOLA

Mustafën e ftojnë dhjetëra pensionist dhe invalid të punës në një takim mbështetës

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafës i është organizuar një tubim me një numër të konsiderueshëm të pensionistëve dhe invalidëve të punës, të cilët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme atij dhe PDK-së edhe për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka thënë se mbështetja juaj është jashtëzakonisht e çmueshme për neve si parti por edhe e imja si kandidat. Ne e kemi ndryshuar qeverisjen lokale dhe e kemi shndërruar atë në një qeverisje të përbashkët me juve të nderuar qytetarë. “Ne për këto vite të qeverisjes kemi treguar se jemi udhëheqës të fuqishëm dhe të dinjitetshëm në shërbim të qytetarëve, sepse institucionet dhe shteti është i qytetarëve të atij vendi. Ju jeni krijues të institucioneve, ndërsa ne jemi vetëm udhëheqës të besimit tuaj. Kemi ndryshuar shumë në aspektin pozitiv edhe sa i përket investimeve në arsim, shëndetësi, bujqësi, në ambient në investime të ndryshme në infrastrukturë. Kështu por edhe shumë më fuqishëm do të vazhdojmë përpara. Mbi 1.7 milion euro kemi shpallur rrugë si në dheun e bardhë, dardani, lagjen Zabeli i Sahit Agës, kodër të dëshmorëve, Arberi, Pogragjë, Bilinicë, Lladovë, Nasal, Zhegër dhe në disa fshatra të tjera” ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se ne jemi të interesuar për zhvillim në fusha të ndryshme në Komunën e Gjilanit, por kjo është Komuna e Gjilanit dhe ky është shteti i Kosovës që përnjëherë nuk mund të përmbushim të gjitha kërkesat, sepse mundësit buxhetore nuk janë ato që të zhvillojmë gjithë hapësirën e shtetit apo të komunës brenda një kohe të shkurtër. “Po investojmë edhe më tutje në bujqësi dhe sot kemi një komunikim shumë të mirë me bujkun dhe ka nisur para disa vitesh me ardhjen tonë në qeverisje, dhe sot kemi miliona të ndara për bujqësinë. Për këto 5 vjet e gjysmë ne kemi dëshmuar se mundemi dhe duam të punojmë në shërbimin tuaj, ndërsa të tjerët ishin në qeverisje dhe me asgjë nuk janë dëshmuar në historinë e qeverisjes së tyre, por edhe të tjerët të cilët nuk kanë qenë në qeverisje nuk e kanë vullnetin për zhvillimin e Komunës, por më tepër e kanë dëshirën e tyre që me çdo kusht të jenë në krye të qeverisjes. Ne kemi zëshëm mbështetjen dhe premtimin e kryeministrit për kthim më të shtuar të investimeve në Gjilan, unë i besoj vetvetes dhe normalisht i besoj edhe premtimit të kryeministrit Thaçi, sepse ai bashkë me ne ka dëshmuar punë të mëdha dhe të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, dhe zhvillimit krah shteteve Evropiane” ka thënë Mustafa.

Vota është një besim që jepet me vullnet, ndërsa ne atë besim jemi munduar që t’ua kthejmë poashtu me besim në investime të ndryshme jemi munduar t’ua kthejmë, sepse vetëm kështu jemi të gjithë të barabartë në qeverisje.

Kemi në programin tonë qeverisës projektin për ndryshimin e infrastrukturës së tërësishme brenda qytetit segment pas segmenti. Hyrjet e qytetit do të rregullohen në drejtim të Prishtinës, në drejtim të Ferizajit, dhe në drejtim të Kamenicës, rregullimi i rrugës për në fshatin Cërrnicë.

Malisheva, Cërrnica, Livoqi u Ulët dhe ai i Epërm, dhe ndonjë tjetër janë paralagje të qytetit të Gjilanit.

KKVITI

Ne kemi shumë nevojë për vende të reja të punës, dhe për një vjet do të duhej të punësoheshin 1500 deri në 2000 vende të punës, sezonale apo edhe të qëndrueshme. Mirëpo politikat për bujqësinë që i kemi në bashkëpunim me qeverinë janë një sektor i qëndrueshëm i punës për një kohë më të gjatë.

Edhe në raport me ju ne jemi munduar t’u qëndrojmë pranë me mjetet që i kishim në dispozicion. Ju e keni ditë se në bazë të mundësive tona u kemi dalë në mbështetje, nga zyra jonë jemi munduar që asnjëherë përgjigja të mos jetë negative në kërkesat tuaja dhe jemi të bindur që ia kemi dalë mbar.

Unë jam munduar që ta kryej punën siç është më së miri. Ju jeni një komunitet i organizuar mjaftë mirë, dhe zgjidhni një numër shumë të madh të problemeve.
Ai i ka falënderuar ata duke u thënë se PDK por edhe ai si kandidat kanë nevojë për mbështetjen tuaj dhe familjeve tuaja për votat, në mënyrë që të vazhdojmë përpara me besimin tuaj.

Mustafa tha se ehe katër vjetët e ardhshme do të jemi bashkë sepse në këtë garë jemi më të dëshmuarit për qeverisje të mirë.

Januz Emini kryetar i Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës ka thënë se duhet ta mbështesim fuqishëm kryetarin Mustafa dhe PDK-në sepse ky është i vetmi që na ka mbështetur në çdo aspekt. Nëse kështu vazhdojmë, atëherë interesat tona do të realizohen në vazhdim. Dilni masovikisht dhe të votojmë të gjithë sikur përherë, për kryetarin Qemajl Mustafa dhe PDK-në.

Pensionistët ishin të gjithë në mbështetje të kryetarit Mustafa, duke thënë se programi i kryetarit Mustafa është ai që neve na shtynë të votojmë dhe qeverisja e mirë që është bërë deri më tani. Ndaj thotë një fjalë popullore “katundi i mirë, kallauz nuk do”, e ne e falënderojmë shumë për qeverisjen e deritashme zoti Mustafa, ndaj puna juaj i nderuar kryetar duhet të vazhdoj edhe për katër vjet të ardhshme sepse është interes i qytetarëve të Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/