UBT

Mustafë eksperti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Merr rrogë nga buxheti i Kosovës, dhe u pagua si ekspert i jashtëm. Mustafë Hasani është i punësuar në njësinë për Partneritet Publiko-Privat (PPP) në kuadër të Ministrisë së Financave dhe në të njëjtën kohë ka hartuar në cilësinë e ‘ekspertit të jashtëm’ raportin e performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2011, duke dalë kundër institucionit ku punon.

Hasani me këtë raport ka kundërshtuar ‘shefin’ e tij, ministrin e Financave, që në Komisionin Ndërqeveritar të Ndërmarrjeve Publike e mbështeste një raport tjetër për këto ndërmarrje, atë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Mobi Casa

Hasani “urdhrin” për hartimin këtij raporti e kishte marrë nga Komisioni për Mbikëqyrje Financiare Publike, i cili udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Ali Sadriu.
Ky veprim është i ndaluar me Ligjin mbi Shërbyesit Civilë, pasi që krijon konflikt interesi, shkruan gazeta “Tribuna”.

Neni 52.1 i këtij ligji përcakton se në ushtrimin e funksionit të tyre, nëpunësi civil duhet të përcaktohet në zbatimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e interesit publik dhe jo në realizimin e fitimeve personale apo për individë apo organizata të tjera. “Nëpunësi civil nuk do të bëjë veprime apo të marrin vendime, të cilat i tejkalojnë kufijtë e rangut dhe funksioneve të tyre, përveç atyre të përcaktuara me këtë ligj”, thuhet në nenin 52.2. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.