GRANDEMALL

Mustafë Ahmeti: Lirojeni djalin se s`keni asnjë provë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mustafë Ahmeti prindi i Hafiz Ahmetit i arrestuar së bashku me grupin e akuzuar për terrorizëm thotë për rajonipress se djali i tij është plotësisht i pafajshëm. Unë as avokat s`kam marrë sepse e di që Hafizi s`ka lidhje me akuzat e përfolura. Lirojeni djalin sepse nuk keni asnjë provë u drejtohet Mustafa organeve të hetuesisë.

Mustafë Ahmeti ka qenë i bindur se djali i tij Hafizi(1994) do të lirohet i pari nga grupi që është arrestuar për terrorizëm. Mustafa thotë se është zhgënjyer dhe mërzitur kur nuk e ka parë emrin e Hafizit me ata që janë liruar dje. “Unë s`kam marrë as avokat sepse e di që djali im është plotësisht i pafajshëm. Hafizi është më i riu nga të gjithë të arrestuarit dhe asnjë provë deri tashti nuk e kanë që ai të akuzohet” shprehet ai, raporton rajonipress.

Mustafë Ahmeti thotë se hetuesit dhe prokuroria duhet ta shpejtojnë rastin dhe ta lirojnë Hafizin sepse ai s`ka asnjë lidhje direkte apo në forma të ndryshme me të dyshuarit e tjerë.”Lirojeni djalin sepse nuk keni prova e as dëshmi” porosit Mustafa organet hetuese.

Eco Higjiena

Mustafa tha se ka pritur që djali i tij të fejohet dhe të punësohet këtë vit dhe nuk e ka menduar asnjëherë se ai do të burgoset.

Hafiz Ahmeti (1994) është arrestuar nga policia së bashku me grupin prej 40 vetave. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.