Hidromorava

Mustafa zyrtarisht fton opozitën për takim më 7 dhjetor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku i ka bërë thirrje opozitës të jenë pjesë e zgjidhjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është e gatshme që në kuadër të zgjidhjes se çështjes së demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, të angazhojë një Komision të përbërë nga ekspertë ndërkombëtar, grup vendor të ekspertëve si dhe pjesë e komisionit të jenë edhe pjesëtarë të opozitës.

Sipas tij, këtë proces do ta realizojnë në bashkëpunim edhe me Malin e Zi, dhe se “deri në përmbylljen e këtij procesi qeveria nuk do të procedojë me marrëveshjen në Kuvendin e Kosovës”.

Mobi Casa

Mustafa në këtë konferencë për media ka njoftuar se ka dërguar një ftesë zyrtare të tre liderëve të opozitës që të takohen më 7 dhjetor në ambientet e Kuvendit të Kosovës në ora 14:00, për të diskutuar për dy marrëveshjet e kontestuara nga opozita.

“I shqetësuar me situatën i kam ftuar zyrtarisht që të ulemi dhe t’i trajtojmë të gjitha çështjet me opozitën për dy marrëveshjet”, ka thënë ai. /Telegrafi/