RCCOLA

Mustafa zotohet se Thaçi do të bëhet President i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kurse se a do t’i permbahet marreveshjes së koalicionit PDK-LDK, kreu i kësaj të fundit tha se zëvendësi i tij në qeveri, Hashim Thaçi do të jetë president i Kosovës. “Zotohem se marrëveshja PDK-LDK do të zbatohet”

Kryeministri Isa Mustafa sot gjatë përurimit të një segmeti të rrugës nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë, ka folur edhe zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Ai me këtë rast ka thënë se Kosova i ka përmbushur edhe ato 8 kritere që i kërkon BE-ja para se të vendos për heqjen e vizave për Kosovën.

Kreu i qeverisë ka thënë se që nesër do të ketë takim ku do të bëhet vlerësimi i secilit nga 8 kriteret e mbetura.

UBT

Ndërsa, për akuzat e Opozitës, se mosliberalizimi i vizave po ndodhë shkaku i korrupsionit, Mustafa ka thënë se me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit, kjo dukuri është zvogëluar dukshëm.

Kurse akuzat e Opozitës kryeministri Mustafa i ka cilësuar si diçka e zakonshme pasi sipas tij Opozita atë punë ka, që të kritikojë. “Opozita duhet të thotë diçka sepse është opozitë”.

Mustafa ka folur edhe për djegien e veturave zyrtare, gjë për të cilën tha se organet e hetuesisë duhet t’i zbardhin sa më parë këto raste, që ato të ndalen.

Kurse se do t’i permbahet marreveshjes së koalicionit PDK-LDK, kreu i kësaj të fundit tha se zëvendësi i tij në qeveri, Hashim Thaçi do të jetë president i Kosovës. “Zotohem se marrëveshja PDK-LDK do të zbatohet”./express/