Uji Dea

Mustafa: Zgjedhjet në këtë kohë do të krijonin precedent të keq për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa thotë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Thotë se LDK është e gatshme për zgjedhje por se mbajtja e tyre në këtë kohë do të krijonte precedent të keq për të ardhmen e vendit.

“Asesi. Sa i përket zgjedhjeve të reja unë sa i përket LDK’së dhe vetëvetes do të hysha nesër në zgjedhje të themi për nga frika që druhem se si do të dalim prej zgjedhjeve. Mirëpo problemi është që ne s’guxojmë me kriju praktika të tilla që kujt t’i teket del ta bllokon foltoren, hudh gazlotësjellës edhe thotë ti thotë dilni në zgjedhje sepse pastaj s’ka zgjidhje, sepse ky gazlotësjellës pastaj mund të hudhet edhe në votime, mund të pengohen edhe qytetarët me votu, mund të kërcënohen ata”, tha Mustafa në emisionin ‘Debat’ në RTK.

RCCOLA

“Derisa na maskat t’i heqim prej praktikes politike, gazin lotësjellës ta evitojmë si praktikë politike, pastaj pengesat e tjera të hekurta për rrotullimin e makinave, mollotovin ta heqim si praktikë politike ne s’kemi çka hyjmë në zgjedhje se pastaj nuk ka zgjedhje në këso situatash”, tha Mustafa.