Mobi Casa

Mustafa: Zbardhja e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, imperativ i kohës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve politike të veprimtarëve të LDK-së.

Me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së Enver Malokut, ai ka thënë se zbardhja e vrasjeve politike të veprimtarëve të LDK-së është imperativ i kohës.

Fundamenti

“Enver Maloku jetoi e veproi me nder, me përkushtim dhe me vendosmëri të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 19 vjet më parë Enveri u vra pabesisht, por kontributi i tij kolosal për Republikën e Kosovës do të përkujtohet përherë. Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut dhe vrasjeve të tjera politike të veprimtarëve të LDK-së është imperativ i kohës. Lavdi jetës dhe veprës kombëtare të Enver Malokut”, ka shkruar Mustafa në Facebook.