ARKATANA

Mustafa: Vrasjet e veprimtarëve të LDK’së do të përmenden derisa ato të zbardhen

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur akuzave se LDK po i përmend vrasjet e veprimtarëve të saj të shquar për përfitime politike. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se “vrasjet do të përmenden, përderisa ato të mos zbardhen”.

“Vrasjet duhet ti përmendin të gjithë, sepse drejtësia na takon neve të gjithëve. Ata që marrin mandatin e popullit e kanë për detyrë të angazhohen për drejtësi. Pa dallim!”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social.

Ai u ka bërë thirrje atyre që, sipas tij, po u pengon përmendja e vrasjeve, për mbështetje të organeve kompetente për ndriçimin e këtyre rasteve. /Express/

Ky është shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Të dashur miq,
Si edhe në të kaluarën, LDK po akuzohet që duke i kujtuar me respekt , po i përmend vrasjet e veprimtarëve të saj të shquar.

Uji Dea

Vrasjet do të përmenden, përderisa ato të mos zbardhen. Vrasjet duhet ti përmendin të gjithë, sepse drejtësia na takon neve të gjithëve. Ata që marrin mandatin e popullit e kanë për detyrë të angazhohen për drejtësi. Pa dallim!
Drejtësinë nuk mund ta ndajnë fëmijët e mbetur jetim e gratë e mbetura pa burra, as njerëzit e mbetur në karroca të invalidëve. Të gjithë këta e peshojnë drejtësinë dhe përgjegjësinë tonë; të institucioneve shtetërore, të partive politike, të shoqërisë civile, të mediave, të bashkësive fetare. Ata i besojnë shtetit të tyre dhe kërkojnë përgjigje për më të dashurit që padrejtësisht i humbën.

Ndërkaq, kush organizoi, kush nxiti dhe kush kreu vrasjet, duhet ta zbulojnë institucionet e drejtësisë. Tentimet që ato të adresohen paraprakisht janë qëllimkëqija, nga kushdo qofshin ato.

Prandaj , “zellin” për ta akuzuar LDK-në se pse po kujton veprimtarët e vet dhe pse po kërkon drejtësi, do të ishte mirë ta orientonim në mbështetjen e organeve kompetente për ndriçimin e këtyre vrasjeve.

Edhe pasi të zbulohet e vërteta për vrasjen e veprimtarëve të saj, LDK do ti kujtojë ata me respekt dhe admirim. LDK është përpjekur dhe do të përpiqet që mos të lejojë pengimin e drejtësisë. Sepse kjo është padrejtësia më e madhe ndaj së sotmes dhe të ardhmes së Kosovës. IM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.