Mustafa: Votat e Vjosa Osmanit janë të LDK-së, s’merremi me të

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në Argument Plus ka folur rreth situatës aktuale politike. Ai ka thënë se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se LDK është e bindur që s’ka bërë shkelje, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu foli edhe për pozicionin e Vjosa Osmanit, për të cilën tha se ajo është kryetare e Kuvendit, dhe do ta vazhdojë detyrën e saj.

“Do të dëshiroj që ajo ta bëj punën e saj mirë, mos të ketë teke personale e idhnime në kryerjen e funskionit të saj.

Zonja Osmani është deklaru për qëndrimet me mocionin e mosbesimit dhe formimin e qeverisë së re, nuk dua të hy në qëndrimet e saj. Por qëndrimet e shumcës në LDK janë që e kanë përkrah mocionin dhe themelimin e qeverisë së re.

Nëse i ka marr votat e LDK-së, duhet ta respektojë LDK-në dhe organizatës në të cilën i takon. Ajo s’po i respekton dhe ka dalë kundër, duke mos tregu respekt ndaj LDK-së. Dhe s’është vota ajo që të jep fuqi që mos ta respektosh partinë, por që ta çosh përpara partinë tënde duke e respektu”.

Mustafa tha gjithashtu që s’ka votë private. Meritat e votave që i merr duhet t’i ndajë me LDK-në.

“Votat e LDK-së që i ka 170 mijë, janë marrë nga njerëz që e përkrahin LDK-në. Si kryeministrin s’e bëjmë mbi bazën e votave. Mu m’kanë lut “bëhu ti kandidat kryeministër”. S’merremi fare me Vjosa Osmanin, kemi çështje më të rëndësishme në LDK. Ajo është nënkryetare i LDK-së akoma, ky është pozicioni i saj”./Indeksonline/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).