UBT

Mustafa vlerëson përkrahjen e Bankës Botërore në sektorin e energjisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, kryeministri Mustafa foli për progresin e arritur në Kosovë në zhvillimin ekonomik, reformat në ambientin e biznesit, stabilitetin financiar dhe avancimin e proceseve tjera zhvillimore.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me Bankën Botërore duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme, përfshirë mbështetjen në sektorin e energjisë.

United Hospital

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke premtuar përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për avancimin në sektorin e energjisë dhe projektet në drejtim të krijimit të kapaciteteve të reja energjetike, rritjen e efiçiencës në vend për konsum të energjisë dhe përkrahjen e Bankës Botërore në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe drejtoresha Goldstein biseduan edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë dhe aspekte tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes së saj për Kosovën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.