GRANDEMALL

Mustafa viziton marketet ETC, Interex dhe Viva Fresh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit së bashku me disa drejtor të drejtorive Komunale dhe me zyrtar të tjerë Komunal, ka vizituar marketet ETC, Interex dhe Viva fresh, ku nga afër është informuar me funksionimin e tyre.

Mustafa i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, është interesuar për funksionimin e qendrave tregtare, furnizimin e tyre, fluksin e qytetarëve, që shërbehen aty, çmimet e artikujve, fushatat e ndryshme lehtësuese që kanë marketet dhe me nivelin e blerjes së mallit.

Mustafa poashtu edhe gjatë bisedës me menaxherët e qendrave është interesuar edhe sa i përket bashkëpunimit me Komunën që kanë këto kompani, e që sipas tyre ai është një bashkëpunim, mes partnerëve, biznes – institucione, e që kanë përshëndetur lehtësirat e krijuara për biznesin në përgjithësi dhe kushtet tjera që janë shumë të mira nga ana e Komunës.

FITORJA

Gjithashtu kryetari është informuar edhe sa i përket fushatave të ndryshme që kanë këto markete gjatë vitit, e posaçërisht gjatë festave, ku një pjesë shumë e madhe e mallrave aty zbresin në lirim dhe krijohen lehtësira për blerësit, këto janë zakonisht gjatë festave të mëdha që ka Kosova, festave fetare, Fiter Bajram, Kurban Bajram, Ditës së Pavarësisë, festave të fundvitit etj.

Mustafa ka përcjell me vëmendje edhe organizimin e mallrave që bëhen brenda këtyre marketeve, e që sigurisht gjatë të ardhmes do të investohet në këtë natyrë edhe në tregun e gjelbër, ngase sot në këto markete gjenden të gjitha mallrat, si amvisëri, teknikë e bardhë, pemë dhe perime, tekstil, dhe shumë artikuj të tjerë të nevojshëm nëpër shtëpitë tona.

Edhe blerësit ishin të kënaqur me shërbimet që ofrohen në këto markete, por si zakonisht ata kërkojnë ene ulje të çmimeve për artikuj të ndryshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.